Categories Lajme

Gjyqi i Fredi Belerit, Vangjel Dule merr pjesë në seancë: Po mbahet padrejtësisht në paraburgim

Vangjel Duke ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të Fredi Belerit, e cila ka nisur në orën 12:00.

Sipas një deklarate për median, ai kërkon drejtësi për hetimin ndaj kryebashkiakut të Himarës dhe shprehet se po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

Sipas gazetares Anila Hoxha, kjo është seanca paraprake, ku gjyqtarja paraprake do të duhet të vendosë nëse SPAK ka kryer apo jo hetime të thella, që gjyqtari të vendosë nëse çështja do të kalojë apo jo në gjykim themeli.

Pritshmëritë janë që gjyqtarja paraprake të kalojë çështjen në gjykim themeli me dy persona të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet lokale të majit, konkretisht me kryetarin e zgjedhur të bashkisë Dionisis Beleri dhe me ndihmësin e tij Pandeli Kokadheshi, ky i fundit me një masë më të lehtë sigurie për shkak të problemeve shëndetësore që ka paraqitur menjëherë pasi u arrestua nga Prokuroria e Vlorës.

Ndërkohë Fredi Beleri ka depozituar në të dyja gjykatat edhe në Shkallën e Parë edhe ne Apelin e Korrupsionit kërkesën për të marrë zbutje të masës nga arrest me burg, në një masë më të butë, ku sipas tij ai duhet të shkojë në detyrë për të drejtuar Bashkinë e Himarës.

Pasi gjyqtarja paraprake të shpallë vendimin e  saj do të ketë një datë për gjykimin në themel.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME