Categories Sport

Gjysëmfinalja e kthimit të Kupës së Italisë, ja si pritet të luajnë Napoli dhe Interi

Kristian Eriksen do të luajë nga minuta e parë për Interin në ndeshjen e sotme gjysëmfinale të kthimit së Kupës së Italisë kundër Napolit. Mesfushori danez do luajë prapa dyshes sulmuese Lukaku-Martinez. Ndërsa të gatshëm për trajnerin Konte në këtë sfidë nuk do të jenë: Veçino, Godin,Dambrosio dhe Agume. Skema do të kalojë në 3-4-1-2, ku Eriksen do të jetë pas Lukakut e Lautaros. Dris Mertens do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Interit. Bomberi belg është “menaxhuar” gjatë ditëve të fundit për shkak të një lodhjeje të lehtë muskulore: do të formojë së bashku me Politanon dhe Insinjen “tredhëmbëshin” e sulmit. Për fatin e mirë të Xhenaro Gatuzos, edhe lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme kanë dhënë sinjale pozitive. Fabian Ruiz dhe Alan, dy elementët e tjerë në dyshim, i kanë kaluar më së miri testet e fundit të zhvilluara dje dhe duhet të jenë rregullisht në fushë nga minuta e parë.

Ja formacionet sesi pritet të luajnë skuadrat:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME