Categories Lajme

“Gjysëmfinalja” në qarkun Fier 1 shtetas i arrestuar

DVP Fier Operacion për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”.

Në kuadër të operacionit “Gjysëmfinalja” në qarkun Fier janë kontrolluar 17 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Klaudio Çela ., 33 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të shtetasit Z. K., u konstatua nga shërbimet e Policisë me një aparat celular i cili kishte të instaluar programin që përdorej për organizimin e lojrave të fatit, lloto sporti.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin G. S., 46 vjeç, banues në Çeren i Vogël, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, u gjet një kartë sim e cila do të dërgohet për ekzaminim pranë Institutit të Policisë Shkencore, e cila dyshohet se përdoret për zhvillimin e lojrave të fatit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME