Categories Lajme

Rama: Policia ndjek fshatarin në zona të humbura për një avlli, por lejon betonin në zonat turistike

Në një konferencë së bashku me Policinë e Shtetit, kryeministri Edi Rama tha se Policia e Shtetit ndjek fshatarët në zona të humbura për një gardh ose avlli, por nuk ndalon ndërtimet në zonat e turistike.

Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për skena krimi ku ata që gjuajnë me armë ikin me motor, por për një krim që zgjat me orë dhe ditë. Rama theksoi se veprime ose mosveprime të tilla nga policia, kanë vetëm një emër dhe ky është korrupsion.

Rama: Janë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli, për një gardh, për një mur, ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale të ndërtimeve pa leje në zonat turistike e të mbrojtura. Është e t urpshme dhe e fr ikshme, që strukturat e policisë të shpenzojnë energji e kohë, për të shkuar dhe për të futur në telashe fshatarë që rregullojnë avllitë, ndërsa para syve të tyre dhe me miratimin e pjesëmarrjen e tyre në korrupsion hidhet beton, në pjesët më të bukura të trupit të vendit tonë. Kultivohen puçrra me qelb në trupin e një bukurie si Shqipëria. Hidhet beton brenda vijës së verdhë të bashkive.

Çfarë bën policia e shtetit në ato kuadrate që janë të ndara mes komisariateve? Kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për skena k rimi ku ata që gjuajnë me armë ikin me motor, por për një krim që zgjat me orë dhe ditë. Është krim i përcaktuar në Kod Penal të ndërtosh pa leje. Këto skena krimi zhvillohen në sytë e policisë që kanë detyrimin ligjor të veprojnë menjëherë. Kjo nuk ka asnjë emër tjetër veçse korrupsion e ryshfet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME