Godi tën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë god itur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.
Shtetasit që kishin god itur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë. Specialistët për Hetimin e Kr imit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë godi tur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin Bilal. Hasa, 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
