Categories Lajme

“Godisni shitjen e drogës pranë shkollave”, zbardhet urdhri i Gledis Nanos për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nga Gjirokastra u ka bërë thirrje  të gjithë strukturave policore që të godasin çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave. Mësohet se në fjalën e tij Nano ka dhënë një urdhër të prerë për këtë vendim,  tekas i ka këshilluar të gjithë të punojnë fortë. “Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo. 

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj.

Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë. Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve. Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë. 

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”,- tha Nano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e Bashkisë së Tiranës

Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe…

LEXO ME SHUME