Categories Lajme

Goditet 4-shja shqiptare në Itali

Ata mund të quhen gjithçka bërës. Nga tregtarë kokaine, në “skifterë” të natës e deri tek sherrxhinj që s’kanë nguruar të shkrepin armën brenda një klubi nate për aryse xhelozie. Po flasim për një katërshe jo “superheronjësh” por banditësh të mirëfillitë shqiptarë, që kanë trazuar zonën e Riminit në Itali.

Në pranga të policisë italiane kanë përfunduar dy prej tyre, një 21-vjeçar dhe një 23-vjeçar, banues në Tavullia dhe Misano. Ndërkohë në kërkim janë edhe dy anëtarë të tjerë të bandës, burrë e grua, respektivisht 31 dhe 28 vjeç, me banim në Gradara, por për ta hestuesit besojnë se janë larguar nga Italia për në Shqipëri.

Grupi në fjalë ka kryer tregti të lëndëve narkotike në disa zona si Rimini, Riçione dhe Misano. I gjithë aktiviteti kriminal i bandës është dokumentuar nga policia. Hetimet për këtë bandë shqiptarësh nisën në marsin e 2017-ës, kur më i vjetri i grupit, 31 vjeçari u mbajt nën vëzhgim për disa javë, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi.

Pavarësisht se arrinin të përfitonin sasi të mëdha parash nga shitja e drogës, që ndodhte gjithmonë në restorante dhe klube nate, katërshja shqiptare ishte ortganizuar që në “kohën e lirë” ta shfrytëzonin për të kryer vjedhje. Dy prej tyre, respektivisht në një supermarket në Misano dhe në një restorant në Riçione kanë qenë të suksesshme, por një vjedhje ka mbetur në tentativë në një klub nate në Riçione, aty ku grupi ishte konfliktuar me të tjerë persona në ngjarje të mëparshme.

Policia nëpërmjet përgjimeve ka zbuluar se natën e 11 majit, disa anëtarë të bandës kishin hyrë me forcë brenda klubit dhe kishin hedhur benzinë, ndërsa ishte kalimi i një patrulle policie që i kishte detyruar të iknin pasi vendosën flakën. Shkaku ishte xhelozia e 23 vjeçarit shqiptar për partneren e tij marokene që punonte si balerinë aty. Ai nuk e pranoi dot faktin që partnerja të punonte si striptiste, prandaj kërcënoi drejtuesin e klubit të natës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME