Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër Call-Center.
Burime bëjnë me dije se është zbuluar një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive.
Arrestohet administratori i subjektit, ndërsa janë marrë në hetim edhe 13 punonjës të tjerë.
Zyrat, sipas burimeve, i kishin pranë në një ambient pranë ‘Rrugës së Elbasanit’.
