Categories Lajme

Vajza rrëfeu si e kërcënoi Ramazan Mataj dhe i tregoi familjes së saj fotot intime, flet e ëma: Kemi 4 vite që s’flasim!

Prindërit e Armela Hasajt, e cila u bë “mollë sherri” për vrasjen e Ramazan Matajt nga vëllezërit e saj, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën.

Në një intervistë për News 24 , nëna e saj u shpreh se “zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur”, ndërsa kur u pyet në lidhje me materialet filmike që pa të Armelës dhe Ramazan Matajt, u shpreh se: “Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur”.

Babai i Armelës, e cila është nënë e një vajze 5-vjeçare, shtoi se e bija është martuar dy herë me mblesëri, ndërsa i pyetur nëse do ta falin të bijën i përgjigj se “do ia lëmë kohës”.

Pjesë nga intervista:

Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.

I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?

Babai: Jo, nuk i kemi parë.

I keni takuar djemtë?

Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur

Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.

Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?

Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite

Dy martesat e saj si kanë ardhur?

Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.

Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?

Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.

Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur

Kur e kuptuat që viktima e përndiqte

Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësinë.

Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim

Do e falni vajzën?

Babai: Do ia lëmë kohës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME