Categories Lajme

Goditet fuqishëm grupi mafioz/ Arrestohen 334 persona, mes tyre zyrtarë të policisë dhe ish-deputetë

Policia italiane tha të enjten se ka arrestuar 334 njerëz, përfshirë një zyrtar të lartë policor dhe një ish-deputet, në një operacion të madh kundër organizatës së krimit të organizuar – Ndrangheta. Kjo organizatë konsiderohet si grupi më i fuqishëm mafioz i Italisë, raporton AFP, raporton Rel. Rreth 2.500 policë si dhe parashutistët e ushtrisë morën pjesë në operacion. Disa prej të dyshuarve u arrestuan në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari përmes urdhër-arrestit evropian. “Disa nga shefat e mafies e dinin se operacioni ishte planifikuar për nesër (e premte), kështu që ne duhej ta kryenim atë 24 orë përpara, gjë që paraqiste një problem të madh logjistik”, tha prokurori, Nicola Gratteri, në një deklaratë.

Policia konfiskoi prona në vlerë 15 milionë euro. Shtatëdhjetë nga të arrestuarit po mbahen nën arrest shtëpiak. Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese, e vlerësoi operacionin si “një goditje shumë të fortë për organizatën Ndrangheta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME