Categories Lajme

Goditet grupi kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga dhe një në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që hidhnin në treg euro false.

Katër persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Tre nga të arrestuarit janë identifikuar si A.Brungaj, S.Lala dhe E.Aliaj.

Sekuestrohen 11 pako që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ërong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, A. P., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME