Categories Lajme

Goditet mafia e basteve në Itali, paratë dërgoheshin edhe në Shqipëri

Itali/Goditja e basteve online është aksioni më i fundit i policisë italiane ku miliarda Euro janë sekuestruar dhe 68 persona janë vënë në pranga.

Tre hetime të ndryshme të prokurorive të Barit, Reggio Calabria dhe Catania të koordinuara me Anti- Mafian dhe Anti Terrorizimin ka çuar në goditjen e tregut të paligjshëm të basteve online.

Sipas mediave italiane janë sekuestruar një sasi mallrash që kap vlerën e 1 miliard Euro.

Vlera e basteve shkonte deri në 4.5 miliadë Euro të luajtura në disa plataforma online të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Të arrestuarit janë nga Puglia, Reggina dhe Catanias, si dhe disa sipërmarrës. Guardia di Finanza, Policia dhe karabinierët gjithashtu kryen rreth tetëdhjetë kërkime në qytete të ndryshme të Italisë.

Paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme, investoheshin më pas në pasuri të paluajtshme dhe pozicionet financiare jashtë vendit për individë, fondacione dhe kompani, falë pjesëmarrjes së disa të njohurve.

Të arrestuarit akuzohen për mashtrim me taksa për bastet online. Sipas hetimeve mafia e tregut online të basteve operonte në disa qytet dhe para e fituara nga ky biznes transferoheshin jashtë vendit.

Për të gjurmuar pasuritë e tyre autoritetet italiane kanë kërkuar bashkëpunimin e Eurojust dhe autoriteteve në Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Curacao, Serbia, Ishulli Man, Shqipëri, Spanja dhe Maltë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME