Categories Lajme

Goditet nga rrufeja një avion para se të ulej në Rinas

Një avion i Austrian Airlines është goditur nga rrufeja gjatë momentit të uljes. Sipas informacioneve të revistës së aviacionit “Austrian Wings”, ngjarja ka ndodhur më 20 janar në linjën ajrore nga Vjena për në Tiranë.

Aeroplani u godit nga rrufeja teksa po i afrohej aeroportit, thuhet në raport. Më pas rrufeja ka krijuar probleme për sistemin elektronik.

Megjithatë, pilotët mundën të zbarkonin avionin e Austrian Airlines në mënyrë të sigurt në Shqipëri. Avioni i dëmtuar më pas ka qëndruar në Tiranë deri më 22 janar, raporton “Austrian Wings”, shkruajnë mediat gjermane.

Avioni u transferua më pas në Vjenë  pa pasagjerë. Sot, rrufetë nuk paraqesin rrezik për avionët modernë komercialë dhe pasagjerët e tyre, por sipas raportit të kësaj ngjarjeje, ngarkesa e madhe elektrike mund të dëmtojë sistemet në bord.(Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME