Categories Lajme

Goditet rrjeti i kontrabandës nga Greqia, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Një rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”.

Dy shtetas, D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, janë kapur në flagrancë duke transportuar me autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia. Të dy janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia zbuloi sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, ku përfshihen rreth 178 kg produkte deti, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme.

Të gjitha mallrat, së bashku me autobusin që po i transportonte, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Dyshohet se ai ka lehtësuar kalimin e mallrave të kontrabanduara përmes pikës doganore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do vijojë me hetimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME