Categories Lajme

Gomonet me d.rogë të ka.pura në Greqi u nisën nga Vlora

Kanabisi i kapur nga autoritetet greke në verilindje të Egjeut rezulton të jetë nisur nga bregdeti i Vlorës. Policia helene ka dhënë hollësi të tjera në lidhje me operacionin disa ditor, gjatë të cilit u sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis dhe u arrestuan 4 vetë. Kanabisi me origjinë nga Shqipëria do të këmbehej me heroinë në brigjet turke. Për të trafikuar lëndën narkotike, trafikantët përdornin edhe disa ishuj të pabanuar. 

Policia helene ka dhënë informacione më të hollësishme në lidhje trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi e Turqi, duke përdorur mjete lundruese me shpejtësi të lartë. Sipas autoriteteve helene trafikantët ishin nisur nga bregdeti i Vlorës dhe synonin të mbërrinin në Turqi, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Greqisë. Anti droga greke tha se kanabisi me origjinë nga Shqipëria do të shkëmbehej me heroinë që më pas do të bënte rrugën e kthimit, për t’u trafikuar nga Shqipëria drejt BE-së.

Sipas Gjeneral Leitnat Petros Jeffery, falë bashkëpunimit të Policisë së Atikës, Divizionit kundër drogës dhe Rojës Bregdetare, u arrit shkatërrimi i një rrjeti ndërkombëtar, u arrestuan katër vetë dhe u sekuestruan rreth 1.2 tonë kanabis.

Anti droga greke u vu në lëvizje më 25 shtator pasi mësoi për dy gomone që po përpiqeshin të transportonin sasi të mëdha droge drejt brigjeve turke. Për këtë në operacion që u zhvillua në verilindje të Egjeut u angazhua Roja Bregdetare me dhjetë anije, një helikopter, një avion të ushtrisë dhe dy avionë të misionit FRONTEX.

Në fazën e parë të operacionit u ndalua përpjekja e trafikut dhe një gomone e tre trafikantë. Më tej më 29 shtator u zhvillua faza tjetër e operacionit, kur u ndalua dhe gomoja e dytë. Ndërsa më 30 qershor policia e gjeti lëndën narkotike në një ishull të pabanuar.

Ky operacion i anti drogës helene vjen ndërsa autoritetet në Greqi dhe Shqipëri goditën një tjetër linjë të trafikut të drogës, kësaj here me origjinë nga Ekuadori në Pire e më pas drejt Shqipërisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME