Categories Lifestyle

‘Prek, shiko, lëviz’, si dallohen kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 Lekë

Nga dje, 30 shtator, Banka e Shqipërisë ka hedhur në treg kartëmonedhat e reja, përkatësisht prerjet 200 lekë dhe 5000 lekë.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, me prani të nxënëseve dhe mësuesve të një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet, janë prezantuar seritë e reja të kartëmonedhave. Zv.guvernatorja Natasha Ahmetaj vuri në dukje se kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë, që janë hedhur për herë të parë në qarkullim, përtej funksionit bazë të tyre, mbartin edhe vlera artistike e simbolike të kombit dhe historisë së tij.

kartmonedhat

Ahmetaj informoi nxënësit dhe të pranishmit për arsyen e mbajtjes të së njëjtës tematikë në pamjen e serisë së re të kartëmonedhave shqiptare, duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim.

Në përfundim nxënësit u informuan mbi elementet e sigurisë së kartëmonedhave të reja, si dhe mënyrën se si t’i dallojnë ato nëpërmjet metodës: Prek, Shiko, Lëviz.

Aplikacioni për elementet e sigurisë

Futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. Bankat tregtare të cilat kanë nevojë për para, paraqiten pranë Bankë së Shqipërisë për furnizim dhe tërheqin kartëmonedha, sipas kërkesave të tyre.

Duke filluar që dje, datë 30 shtator 2019, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë kanë tërhequr kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmonedha sipas nevojave që do të kenë për kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmonedhave të reja është një proces i cili do të ndodhë gradualisht, ditë pas dite.

Kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME