Categories Lajme

Tetë vite shtrirrë, pas ak.sidentit të rëndë, i duhet një krevat, Rama i prekur jep lajmin për Erionin

Nga Edi Rama

Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në whatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.

Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.

Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.

Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem:-)

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR👩‍⚕️

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty🤗

    

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME