Categories Kuriozitete

Google: Po vlerësojmë rreziqet e njohjes së fytyrës

Shohim që njohja e fytyrës mbart shumë rreziqe, kështu që nga ana jonë ka një periudhë pritjeje derisa të shohim se si po përdoret, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai në Bruksel, gjatë një konference mbi inteligjencën artificiale, të organizuar nga grupi europian ”Bruegel”.

“Është e rëndësishme që qeveritë të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u marrë me zhvillimin dhe përdorimin e njohjes së fytyrës’’, theksoi Pichai.

‘’Për momentin Google nuk ofron produkte gjenerike për njohjen e fytyrës sepse është një nga aplikimet me rrezik të lartë që qeveritë duhet ta konsiderojnë si përparësi’’, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet sipas standardeve globale, kështu që shtrirja ndërkombëtare midis BE dhe SHBA do të jetë thelbësore, ne kemi nevojë për një marrëveshje për vlerat themelore”, përfundoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME