Bankat janë të prirura të zgjerojnë kreditimin, në interes të individëve dhe biznesit sidomos për investime.
Banka e Shqipërisë publikoi vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt të vitit 2019, i cili bazohet në opinionet e bankave tregtare, të cilat shprehen se standardet e kreditimit për bizneset u lehtësuan ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, trend që do të vijojë edhe në 2020.
Sipas vlerësimit të bankave, standardet e kreditimit për bizneset priten të lehtësohen më tej në tremujorin e parë të vitit 2020. Kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në të dyja ndarjet e madhësisë së biznesit, por e diferencuar në ndarjen sipas qëllimit të përdorimit.
Bankat tregtare në vend shprehen se, kërkesa e bizneseve për kredi pritet të jetë më e lartë në kreditë për mbulimin e nevojave për likuiditet, por edhe për financimin e investimeve të reja.
Ndërsa kryeson lehtësimi i standardeve të kredisë adresuar kategorive për bizneset e vogla e të mesme.
