Categories Teknologji

Google thotë se e ka zbuluar kompjuterin superior që punon shumëfish më shpejt

Hulumtuesit e kompanisë amerikane “Google” thonë se e kanë arritur të ashtuquajturën “supremaci kuantike”, e cila do të ishte një zbulim i madh që do ta ndryshonte historinë e teknologjisë së sistemeve kompjuterike. Shkencëtarët thanë se kanë arritur ta kryejnë një operacion kompjuterik me kompjuterin “quantum”, i cili nuk do të mund të kryhej duke i përdorur kompjuterët e zakonshëm.

Kompjuterët kuantikë në teori mund të kryejnë punë shumë më shpejt sesa kompjuterët që i përdorim sot dhe madje do të mund ta ndryshonin mënyrën se si e kuptojnë kapacitetin e makinave teknologjike. Megjithatë, inxhinierët e kompanisë “IBM” e kanë kritikuar kompaninë “Google” lidhur me deklaratat për zbulimin e ri, duke thënë se ai nuk është ashtu siç është premtuar. Megjithatë, kjo gjetje është publikuar në revistën prestigjioze “Nature”.

Përmes një deklarate, kompania “Google” tha se kompjuteri i njohur si “Sycamore” mund ta kryejë një detyrë për 200 sekonda, e cila përmes sistemit të vjetër do të kryhej për 10 mijë vjet. Në deklaratë thuhet: “Kjo rritje dramatike e shpejtësisë në krahasim me algoritmat klasikë është një realizim eksperimental i supremacisë kuantike për këtë operacion specifik kompjuterik”, shkruan “Independent”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME