Categories Lajme

Grabisnin vilat në Itali, arrestohet grupi i grabitësve shqiptarëve

Policia italiane ka identifikuar dhe më pas arrestuar një grup grabitësish shqiptarë, të cilët merreshin me vjedhje vilash në Itali. Ata u arrestuan në zonën e Marcianise në Casterta të Napolit. Shqiptarët akuzohen për vjedhje dhe për marrje të sendeve të vjedhura. Policët e Seksionit Operacional të Kompanisë së Marcianise ndaluan kriminelët brenda një makine të marrë me qira brenda së cilës gjetën 4 mijë euro para të gatshme, shkruajnë mediat italiane. Karabinierët kanë kontrolluar edhe banesat e shqiptarëve, ku kanë gjetur sende të çmuara, ar dhe para. Pas hetimeve doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi në 28 tetor dhe 5 nëntor. Shqiptarët do të përgjigjen para gjyqit për akuzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME