Categories Lajme

“U dëfryem me dy femra mes alkoolit”, Sokol Balla rrëfen aventurën e shfrenuar te “Dritat e Kuqe” me Muç Nanon: Ju lëshuam qejfit, pashë Muçin e dhunshëm që mëkatonte

Gazetari Sokol Balla tregon një histori me gazetarin Muç Nanon, ku në vitin 1994 kanë shkuar në Budapest dhe janë dëfryer në rrugën e “Dritave të Kuqe”. Meqë gazetari Muç Nano nxorri në shitje librin “Si e kam njohur…” referuar njerëzve influentë në jetën politike dhe kulturore në vend, Sokol Balla, në parathënien e librit ka shkruar për historinë sesi ai e ka njohur analistin.

Një ndër ngjarjet e treguara, është ajo e vizitës së të dyve në vitin 1994 në Hungari:

“Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u cliruam nga gardhet e mosnjohjes, dhe ramë dakord t’I lëshoheshim qefit.

Hoteli ynë, nuk e di pse për ç’trill të rastit, ishte në rrugët e ndezura nga dritat, alkoli dhe mëkati në Buda, një nga pjesët e kryeqytetit, ku kishim katër ditë që kalonim dhe mezi mbanim qafën të mos kthehej instiktivisht drejt të bukurës së munguar prej dekadash në trurin tonë.

Por atë natë të fundit, Muçi u dorëzua. Afër një klubi nate, nga ku jo thellë derës shquheshin dy femra u kthye dhe më tha: “Futemi”.

Kishte në zërin e Muçit një ton urdhërues, që imponohej nga mosha, por ndjeva edhe tingullin përgjërues të adoleshentit të përjetshëm Brenda tij, që thuajse lutej në formë pyetëse që mos ta lija vetëm në tundimin e tij mëkator dhe natyral.

Unë isha 20 vjec. Ai ishte 35. Orët, alkoli, kërcimi dhe gjithcka ndodhi atje Brenda nuk mund të tregohet.

Pashë aty Muçin tjetër, ndoshta të vërtetin, që përdorte dhunshëm dozat pafund të lirisë së ndrydhur prej dekadash në trurin e tij…”, shkruan Sokol Balla. (TemA)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME