Categories Lajme

Grabitën 100 milionë lekë bizhuteri, flet pronari i argjendarisë: Ja si ndodhi ngjarja!

Katër persona të maskuar grabitën dy ditë më parë argjendarinë më të madhe në qendër të qytetit të Lushnjës.

Autorët nuk kanë hezituar të marrin parasysh riskun për të vjedhur sende me vlerë, që kapin shumën prej gati 100 milionë lekësh të vjetër, edhe pse argjendaria ishte vendosur në hapësirën më të dukshme të qytetit, përballë bashkisë së qytetit.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije për Panorama se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 minuta të mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë, nga të dhënat e marra prej pronarit të dyqanit, ky i fundit ka treguar se ka arritur që të dëgjojë zhurmën e shkallmimit të dyqanit, por pa mundur të bëjë asgjë më tepër. Argjendaria ndodhej një kat më poshtë banesës së pronarit, çka duket se e ndihmoi pronarin që të zgjohej sapo dëgjoi alarmin.

Pronari i argjendarisë së grabitur, Bujar B., 47 vjeç, shprehet se ka arritur të shohë nga kamerat e sigurisë vetëm momentin e largimit të autorëve.

“Nuk dëgjova asnjë zhurmë se shtëpinë e kemi një kat lart dyqanit. Por nga ora 5 e mëngjesit ra alarmi dhe thashë të hap njëherë kamerat e sigurisë, se alarmi bie dhe kot ndonjëherë. Sapo ka rënë alarmi zbrita poshtë dhe arrita të shoh katër hajdutët të veshur me kapuç në kokë dhe me kostum sportiv. Një i pestë i priste në makinë. Më pas pashë që më kishin marrë gjithçka”, tregon pronari 47-vjeçar.

Ndërkohë, Policia e lajmëruar përmes alarmit ka mbërritur disa minuta më pas në vendin e ngjarjes.

Sipas hetuesve, katër autorët kanë qenë precizë në kryerjen e grabitjes. Ata duket se e kanë studiuar mirë terrenin sepse vjedhjen e kanë kryer në vetëm dy apo tri minuta.

Për të shmangur zhurmën dhe rënien e alarmit që në fillim, autorët kanë përdorur një teknikë të veçantë. Ata kanë vënë në përdorim një krik automjetesh për të hapur qepenin, duke shmangur në këtë mënyrë dhe zhurmat. Pasi kanë arritur që të ngrenë qepenin, kanë thyer xhamin dhe kanë marrë gjithçka që ndodhej e ekspozuar në banakët e xhamit dhe vitrinat përreth dyqanit.

Pronari i ka thënë Policisë së bëhet fjalë për bizhuteri të shtrenjta si ora, unaza, varëse byzylykë e gjithçka tjetër që ishte për shitje. Edhe pse ende nuk janë përllogaritur dëmet e shkaktuara, vetë pronari ka deklaruar se shuma e mallit të vjedhur kap shifrën e rreth 100 milionë lekëve të vjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME