Categories Politike

Tabaku nxjerr blof Ramën për “Paktin për Universitetin”. Ja e vërteta me dokumente

Pas deklaratës së bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, se qeveria ka vendosur anulimin e autostradës Thumanë-Kashar dhe paratë e saj do të shkojnë për paktin me Universitetin, kanë ardhur një sërë reagimesh nga opozita.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka publikuar fakte, sipas të cilave duket qartë se për vitin 2019 nuk është parashikuar asnjë fond për aksin Tumanë-Kashar.

Postimi i plotë:

Shifrat janë kokëforta, 0 Lekë për paktin për universitetin këtë vit?

Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Sipas projektbuxhetit fondi për kontratën e rrugës në fjalë është 0 lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm (pra 2020). Po të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin 20 mln euro për kilometër, pagesa që do të nisnin ditë e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit.

Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual.

Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër. E ftoj kryeministrin të anulojë tenderin korruptiv të inceneratorëve per te cilen me nje interpelance askush nga qeveria nuk arriti te me ktheje pergjigje per abuzimin dhe vjedhjen. Sipas të dhënave të buxhetit vlera që qeveria do të disbursojë nga buxheti i këtij viti për inceneratorët është mbi 34 milionë euro. Atëherë përse kryeministri nuk anulon këtë koncesion që është po aq korruptiv për t’ia dhënë këtë shumë buxhetit për universitetin?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME