Categories Lajme

Grabitën dy banesa, pranga dy të rinjve në Fier (EMRAT)

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, të akuzuar për vjedhje.

Në pranga përfunduan Elton Kuqi dhe Ledjon Gjika, të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Njoftimi i policise:

Fier/Vodhën një shumë parash, një motomjet dhe vegla pune, në 2 banesa, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Konkretisht, u ndaluan shtetasit E. K., 27 vjeç, banues në Ndërnënas dhe L. Gj., 32 vjeç, banues në Libofshë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U kapën mat nga policia duke hedhur kanabis nga dritarja, e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me një sasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, një prej makinave përfundon në kanal. Një i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa  e Vajkanit”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME