Categories Lajme

Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja në Vlorë, arrestohen dy autorët, njëri i dënuar për vrasje në Greqi

Arrestohen dy persona në Vlorë të dyshuar për vjedhje.

Policia tha se u finalizua nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, operacioni policor i koduar “Breaking”.

“Vodhën me dhunë një shumë parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, falë veprimeve intensive hetimore, zbardhet plotësisht ngjarja dhe kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar shtetasit Altin Toto dhe Klajdi Bani (i dënuar për vrasje në shtetin Grek).

Në pranga dhe 33-vjeçari Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.

Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2024, ku u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar për vjedhjen e një shume prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokumenti udhëtimi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja (njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane), kanë vijuar veprimet e thelluara dhe intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, me qëllim dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes dhe çdo personi tjetër të përfshirë.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Breaking”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
• Altin Toto, 39 vjeç, banues në Vlorë;
• Klajdi Bani, 41 vjeç (i dënuar për vrasje në shtetin grek) banues në Vlorë;
• Orland Plepi, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit Altin Toto dhe Klajdi Bani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më datë 06.12.2024 kanë hyrë me forcë në banesën e marrë me qira, në lagjen “1Maji”, nga dy shtetase të huaja dhe, nën kërcënimin e një sendi pistoletë lodër, u kanë vjedhur një shumë prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Dy autorët dyshohet se janë ndihmuar më pas, nga shtetasi Orland Plepi për t’u larguar nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”, me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Orland Plepi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”- deklaroi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME