Categories Lajme

Grabiten rreth 1 milionë dollarë në shtëpinë e presidentit

Gati 1 milionë dollarë kesh janë grabitur në një valixhe në pronësi të ish-presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016.

Dhe vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas The Herald që citon dokumentet e gjykatës.

Të tre të akuzuarit, përfshirë Constancia Mugabe, 50 vjeç, një i afërm i  ish-presidentit, dolën para gjykatës së magjistratëve Chinhoyi të enjten. Ata do të dalin sërish para gjykatës më 7 shkurt.

Të dyshuarit janë akuzuar për shpenzimin e parave për blerje makinash, shtëpish dhe kafshësh për ferma.

Vendndodhja e Mugabe nuk është konfirmuar që nga fundi i nëntorit, kur presidenti Emmerson Mnangagwa, pasardhësi i tij, tha se 94-vjeçari i sëmurë ndodhej në Singapor për trajtim mjekësor dhe nuk ishte në gjendje të ecte më.

Regjimi i tij 37-vjeçar u karakterizua nga korrupsioni shtetëror, kolapsi ekonomik dhe represioni brutal i disidentëve (persona nuk pajtoheshin me regjimin).

Sipas prokurorëve, Constancia Mugabe mbante çelësat e shtëpisë rurale të Mugabe dhe lejoi dy të dyshuarit e tjerë, që ishin punësuar në pronë si pastrues, të fitonin qasje të plotë në banesë kur ndodhi vjedhja.

Fillimisht u dyshua se shuma e vjedhur ishte 150.000 dollarë, por dokumentet e dorëzuara së fundmi në gjykatë treguan se Mugabe humbi 922.000 dollarë.

Dollarët amerikanë janë të çmuar në vendin e goditur nga kriza. Kriza e monedhës ishte një nga arsyet e protestave vdekjeprurëse që tronditën Zimbabve javën e kaluar. Protestat u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit dhe dhjetëra njerëz humbën jetën, kryesisht nga flakët dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Më shumë se 1.100 njerëz u arrestuan në protestë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME