Categories Kuriozitete

Grabitësit vjedhin orën e xhepit $27,000 të dhuruar nga ish-presidenti i SHBA

Një orë xhepi me vlerë rreth $27,000 e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Woodroë Wilson është vjedhur në një dyqan antikitetesh, njoftoi sot policia e Londrës.

Ora me vlerë të llogaritur nga $22,800 deri në $26,860), është vjedhur mesditën e të shtunës, tha në njoftimin e saj policia e Londrës. Sipas saj autori i vjedhjes ishte një burrë që kishte hyrë në dyqanin e objekteve antike Pierrepont Arcade, në Islington në veri të Londrës, dhe tha se dëshironte të blinte një vazo dekorative.

Burri kishte tentuar të blinte vazon por karta e tij e bankës nuk kishte funksionuar. Policia beson se burri kishte hapur vitrinën për të vjedhur orën, kur punonjësi i dyqanit po vendoste vazon përsëri në vend. Ora e vjedhur ishte ndërtuar me flori 14 karat dhe është dhuruar nga presidenti Wilson.

Në anën ballore të saj shihet vula presidenciale e SHBA me një shqiponjë, ndërsa në pjesën e prapme është gdhendur mbishkrimi i  Wilson. “Nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për Charles J Lawrenson, kapiteni i avullores britanike Nubian, në nderim të shërbimeve humane për shpëtimin në det të ekuipazhit të anijes amerikane Julia A Trubee, më 7 mars 1914”, shkruhet në mesazh.

Policia publikoi fotot e orës si dhe ato të një burri me të cilin dëshirojnë të flasin në lidhje me krimin. “Pronarët e orës janë shumë të shqetësuar,” tha oficeri Joshua Brown në njoftim. “Objekti ka qenë në familjen e tyre prej shumë kohësh dhe nxisim personin që e vodhi ta kthejë sa më shpejt që është e mundur”. Wilson ka qenë presidenti i 28-të i SHBA nga viti 1913 deri në 1921. Ai kishte qenë më parë president i Universitetit Princeton dhe guvernator i New Jersey.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME