Categories Covid-19, Lajme

Humb jetën nga Covid-19 në moshë të re punonjësi i OSHEE-së

Shifrat e personave më Covid-19 në vendin tonë janë ende në rritje dhe situata vijon që të mbetet e rëndë. Një lajm i hidhur ka ardhur ndërkohë nga radhët e punonjësve të OSHEE-së, ku bëhet me dije se ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një punonjës, i quajtur Artur Doçi.

Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një djalë fisnik dhe familjar model. “Sapo na la nga covidi poshter nje djale fisnik, nje mik i shtrenjtë, nje familjar model, nje burrë Kukesi me zemër te madhe që të rrallë i ka shokët. Na preve krahet o shoku yne i mirë. Zoti te deshi per vete ne qiell. Si ne ketë foto do te mbaj mend gjjthmonë. Te qoftë dheu i lehtë Artur Doçi.“- shkruan Paulin Ndreu.

“Stafi i DKRH OSHEE sot humbi djalin me te mire. U prehsh ne paqe miku im Artur Doçi”- shkruan miku i tij në mediat sociale.

Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covd-19, 12 persona. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve të reja është 809, ndërkohë që janë kryer 2711 testime. Sakaq numri i personave të shtruar në spitale ka pësuar rënie të ndjeshme, ku deri tani në katër spitalet Covid, bëhet me dije se janë të shtruar 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME