Categories Kulture

Shkëmbi i presidentëve/ Fotot e reja zbulojnë planet e parealizuara të memorialit Rushmore në SHBA

Monumenti i presidentëve në malin Rushmore në SHBA duhet të dukej shumë më ndryshe nga memoriali gjigand që shihet sot në South Dakota, siç zbulohet së fundmi në disa imazhe të papublikuara më parë.

Skulptura kolosale e krijuar nga Gutzon Borglum rreth 80 vjet më parë në shkëmbin e granitit përbëhet nga kokat 20 metroshe të ish-presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt e Abraham Lincoln. Ato supozohet të përfaqësojnë lindjen e SHBA, rritjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë. Por planet fillestare të monumentit ishin edhe më gjigande.

Në disa foto të reja tregohen modelet origjinale të Borglum, ku çdo president duhet të ndërtohej nga koka deri te mesi i trupit. Përveç detajeve të tjera Borglum kishte planifikuar edhe një palë shkallë gjigande për t’u ngjitur në bazën e monumentit, dhe një pllakatë 30 metra të gjerë për të lënë mbishkrime, por të gjitha këto rezultuan tepër ambicioze. Projekti kërkoi 14 vjet për t’u përfunduar dhe me vdekjen e Borglum në mars 1941, biri i tij Lincoln mori stafetën si udhëheqës i projektit. Mungesa e fondeve detyroi mbylljen e ndërtimeve në 31 tetor 1941, duke lene atë që shihet edhe sot.

Historiani nga South Dakota, Doane Robinson besohet se dha i pari idenë e gdhendjes së fytyrave të presidentëve në faqen e malit. Borglum raportohet se kishte hulumtuar të gjitha faqet e vargmaleve maleve Harney Peak për të gjetur masivin e qëndrueshëm të granitit që do të mbante figurat e gdhendura.

Një zyrtar i vjetër pyjor i zonës kujtonte në 2011: “Si artist, ai ishte shumë i interesuar te ndriçimi, dhe kërkonte që dielli i mëngjesit të ndriçonte faqen e granitit”.

Disa orë pasi kishte zbuluar vendin, Borglum tha për gazetën vendase ‘Rapid City Journal’: “Asnjë shkëmb tjetër graniti në SHBA nuk krahasohet më këtë”. Biri i tij Lincoln Borglum shkruante në librin e tij në 1976: “Ata e siguruan skulptorin se mali Rushmore kishe granit të lashtë e të fortë, dhe se të çarat që dukeshin ishin vetëm në sipërfaqe”.

Skulptori Borglum ka thënë në 1927: “Desha të krijoj një monument frymëzues sa që njerëz nga e gjithë Amerika, të vinin, ta admironin dhe të bëheshin qytetarë më të mirë”.

Ai dëshironte që Mali Rushmore të përfaqësonte 150 vjetët e para të historisë së kombit, duek gdhendur portretet e katër presidentëve më të rëndësishëm në granit. Memoriali i tij tashmë mbulon rreth 3 km katrorë. Ai besonte se “arti duhet të ndërtohet ose të pritet nga bërthama e tokës, në mënyrë që të dhënat e tij të shuhen ose të shkrihen jo më herët se ajo”. Ne galerine e meposhtme ilustrohen planet dhe punimet per realizimin e vepres:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME