Categories Lajme

Grâbitet fabrika e përpunimit të peshkut në Elbasan, merren 10 mln lekë

Një fabrikë e përpunimit të peshkut në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan ka rënë pre e grabitjes. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e këtij restoranti. Ata kanë humbur të hapin një nga dy kasafortat, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete. Dyshohet se sasia e parave që kanë marrë grabitësit e kalon vlerën e 10 milionë lekëve. Ata e kanë transportuar kasafortën me një karrocë, për shkak të peshës së rëndë.

Dyshohet se në këtë ngjarje është kanë marrë pjesë një numër i madh personash për shkak të peshës së rëndë të kasafortës, ndërsa pjesa tjetër kanë bërë rolin e vëzhguesit jashtë ambienteve të kompanisë. Në grabitje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave e një tonazhi me të rëndë ka bërë transportin e kasafortës. Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar me një automjet tip Benz ML.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e kompanisë.Nga kamerat duken dy persona të cilët kërcënojnë me armë rojen e firmës që ka rënë pre e grabitjes, si dhe momenti kur largohen nga ambientet e saj. Burimet thonë se janë sekuestruar edhe pamjet filmike në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku dyshohet të jenë larguar autorët. Ditën e djeshme janë shoqëruar disa persona të cilët dyshoheshin se mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë.Ndërkohë nga Policia e Shtetit nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME