Categories Lajme

Grabitet farmacia në kryeqytet, hajduti i drejton armën lodër punonjëseve, ato i japin të gjithë xhiron ditore

Një farmaci në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e nje arme lodër ka arritur të marrë një shumë parash. Sipas burimeve të Faxweb.al, ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.

Shuma e parave të marra nga ana e grabitësit ka qenë xhiroja ditore e farmacisë. Fax news mëson se grabitësi, i cili nuk është identifikuar ende ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Pasi ka nxjerrë armën lodër ai ka k ërcënuar dhe k anosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje. Pasi ka marrë shumën e parave ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bërë sekuestrimin e dhjetra kamerave të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.

Kujtojmë se mesditën e së shtunës pre e g rabitjes në kryeqytet ra edhe pika e kridive, kredo.al, ku një personi ende i paidentifikuar, me kapuç në kokë u fut brenda zyrës, nën k ercënimin e a rmës arriti të marrë rreth 300 mijë lekë të reja. Më pas dyshohet se u largua nga aty me taksi, duke humbur gjurmët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME