Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht mesditën e së dielës në Fier, pranë vendit Vija e Ngjalës. Mësohet se në momentin që automjeti nisi të përfshihej nga flakët ndodhej vetëm shoferi. Ky i fundit, pasi ka kuptuar defektin, e ka braktisur automjetin. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes 30 minuta me vonesë.

