Categories Lajme

Grabitet një karburant në Fllakë të Durrësit, autorët morën xhiron ditore

Në mëngjesin e sotëm është grabitur një karburant në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 në Fllakë, ku dy autorë të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë v jedhur një shumë parash.

Sipas informacioneve të para, autorët kanë marrë shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar. Policia ka nisur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Durrës / Informacion paraprak, Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me d hunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME