Categories Lajme

Grabiti me armë agjencinë e kredidhënies në Zog të Zi, arrestohet ‘bojaxhiu’ (VIDEO)

Arrestohet grabitësi 27-vjeçari i cili disa ditë më parë nën kërcënimin e armës mori një shumë parash në një pikë kredidhëniesh pranë Zogut të Zi.

I arrestuari është E.B banues në Tiranë dhe me datë 6 gusht ai arriti të merrte një shumë parash në një agjenci  kredidhënie në zonën e Zogut të Zi, teksa si maskim mbante një palë kominoshe pune dhe një maskë që mbajnë bojaxhinjtë gjatë punës. Ai me një qetësi ‘olimpike’ nën kërcënimin e armës mbushi qesen me para dhe më pas u largua.

Ndërkohë policia njofton se ai ishte një grabitës serial pasi kishte kryer vjedhje të tjera në kryeqytet. Sipas policisë që ka dokumentuar vjedhjet e tij me video  dhe bëhet fjalë për grabitje: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Ai tashmë do të akuzohet për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME