Categories Lajme

Grabitja e biznesmenit në Durrës, zbulohet detaji që lidh dy ngjarje

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar edhe pse kanë kaluar disa ditë nga grabitja e biznesmenit Elton Kelmendi në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se nga pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën kryesore në Shkozet, nuk është zbuluar asnjë element ndihmues.

ABC News sqaron se për hetuesit e çështjes, grabitja është kryer nga persona profesionistë.

Ndryshe nga grabitjet e rëndomta, autorët, thonë hetuesit kanë marrë vetëm paratë, duke lënë në banesë celularët apo bizhuteritë.

Ndërsa djalin e biznesmenit e kanë mbajtur peng deri në daljen kryesore të rrugës në formë sigurie që askush nuk do t’i ndjekë nga pas.

Por referuar dëshmisë se biznesmenit Kelmendi, i cili u kercënua me armë dhe u lidh në banesën e tij nga tre persona të armatosur dhe maskuar policia, ka zbuluar një detaj.

ABC News tregon se karakteristikat trupore dhe dialekti në të folur nga autorët ka ngjashmëri me ate ç’ka kanë deklaruar punonjësit e sigurisë private, të cilëve një muaj më parë iu grabitën 7.5 milionë Lekë të reja të Drejtorisë së Transportit në Durrës nën kërcënimin e armëve.

Këto elemente, sipas policisë, i kanë rritur dyshimet që kemi të bëjmë me të njëjtin grup të strukturuar kriminal, i cili godet në drejtim të grabitjeve.

Për të dy rastet, sqaron policia, grabitësit kanë pasur informacion të mëparshëm mbi lëvizjen e personave, por edhe mbi shumat e parave, ç’ka dyshon për të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, detaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin…

LEXO ME SHUME