Categories Lajme

Grabitja e depos me armë, ish-ministri: Hiqini policët nga universiteti e lëshojini të kapin hajdutët

Ish-minsitri Ylli Manjani ka reaguar pas grabitjes së depos me armë në Pashaliman dhe shkruan me ironi një mesazh për zyrtarët dhe anëtarët e NATO-s.

Sipas tij, ata duhet të ruajnë Shqipërinë dhe mos të merren me informacionet e klasifikuara.

”O zyrtarë, anëtarë të NATO-s!
Gjeneralë, ministra e Kryeministër!
Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacionin e klasifikuar se nuk ua lë njeri juve në dorë!
Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësisht të ndaluar, në Pashaliman!
Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistanin se nuk jeni për atë punë!
Hiqini ato policë nga universiteti e leshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!
Degjenerim i hapur…, shkruan Manjani.

Kujtojmë që në  në bazë ushtarake janë vjedhur 3 armë të llojeve të ndryshme. Sipas informacioneve bëhet me dije janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje në historinë e ushtrisë shqiptare.

Grabitja është konstatuar gjatë natës së të enjtes në datën 10 janar. Në vendin e rojes ushtari që do duhej të ruante armët nuk ndodhej në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vjedhja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME