Categories Lajme

Grabitja e dosjes së pronave në Dhërmi, sot do të dalin para gjykatës tre të akuzuarit

Do të dalin sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë, Drejtori i administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni. Këto tre persona u arrestuan për shkak se mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmit.

Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se më pas kanë inskenuar një grabitje në zyrat e “Tokave” të Dhërmiut në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës. E gjithë ajo që disa ditë më parë u denoncua me bujë të madhe si një grabitje në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë rezultoi të ishte një inskenim e vetë drejtorit i cili në atë kohë doli vetë në media duke folur për “grabitjen”.

Dyshohet se drejtori Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin Kreshnik Mino kanë falsifikuar disa dokumente për pronat në Dhërmi në pronësi të Spiro Dunit, i cili është vënë në pranga bashkë me Gjikën dhe Minon.

Sipas, të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime. Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME