Categories Lajme

Grabitja e kasafortës në Krujë, flet drejtori i Postës: Përgjegjësia është e kompanisë së sigurisë

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Krujë, ku disa persona grabitën kasafortën me para në filialin që ai drejton.  Shuma e parave të grabitura ishte planifikuar si zakonsisht të shpërndahej për pensionet në këtë qytet

Ai tha se zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve të kërkuara, ndërsa shtoi se faji kryesor për këtë ngjarje është i kompanisë së sigurisë, pasi sipas tij, kompania nuk ka vepruar siç duhet ndaj rastit. Sipas tij, situata sot në Krujë është e qetë dhe vijon normalisht shpërndarja e pensioneve.

“Zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve. Sistemi sinjalizues ka funksionuar në mënyrë perfekte. Grabitësit morën kasafortën dhe arritën të largoheshin. Nga ana jonë është ngritur një grup pune për situatë në gjetjen e keqbërësve. Përgjegjësia e kompanisë në këtë rast është e qartë. Çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania.Sistemi jonë është shumë i mirë, dhe nga kontratat janë që kompania që neglizhon paralizohet deri në qindarkën e fundit”-tha mes tjerash ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME