Categories Sport

Milani lodhet në pjesën e dytë, pëson shumë në 30 minutat e fundit

Milani as nën drejtimin e Stefano Piolit nuk po arrin që të marrë më të mirën nga futbollistët që ka në dispozicion. Së fundmi kuqezinjtë u mposhtën 1-2 në “San Siro” nga Lazio, duke komplikuar totalisht objektivin sezonal, që është një vend në zonën Champions, ndërsa goli i Correas në minutat e fundit ka konfirmuar edhe një detaj të rëndësishëm.

Ai ishte goli i 15 që Milani pëson në këto 11 javë të parat, ndërsa vlen të theksohet se 11 prej tyre janë pësuar në pjesën e dytë dhe 9 në 30 minutat e fundit të lojës, shifra këto që konfirmojnë se kuqezinjtë nuk kanë përgatitjen e duhur fizike. Në fakt, ashtu siç tregojnë edhe statistikat e golave, edhe në lojë vihet re qartë që kuqezinjtë humbin ritmin në minutat e fundit dhe për këtë shkak u shpëtoi fitorja nga duart në ndeshjen ndaj Lecces (gol në minutat shtesë) dhe humbën takimin ndaj Lazios.

Këto të dhëna janë një sinjal i qartë që përveç aspektit teknik e taktik, Pioli duhet të shfrytëzojë maksimalisht ndërprerjen e kampionatit, për të rritur ngarkesën fizike te lojtarët e tij, që duket se nuk janë përgatitur si duhet gjatë verës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME