Categories Lajme

Grabitja e noterit Kaçi/ Apeli rrëzon dy të dyshuarit, donin të siguronin prova

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar kërkesën e dy personave të dyshuar për grabitjen noterit në Sarandë Thoma Kaçi në 20 tetor të këtij viti. Bëhet me dije nga vendimi i zbardhur i gjykatës se Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj kishin kërkuar në Gjykatë sigurimin e dy provave që dispononte trupi gjykues.

E para, sekuestrimin e regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare Sarandë, me arsyetimin se ditën e ngjarjes, afërsisht në të njëjtën orë, kur ka ndodhur vjedhja e banesës së çiftit Kaçi, kërkuesit kanë qenë në subjektin “Old House”, me vendndodhje përballë Policisë Kufitare, dhe se ekziston rreziku që këto filmime të fshihen për shkak të afatit kohor.

E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga bashkëshortja e noterit Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm Thoma Kaçi.

Ndërkohë që është shumë e rëndësishme që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestionimi i bashkëshortit të saj sa i takon autorit/autorëve të veprës penale”.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar që të pranohej vetëm paraqitja për njohje me bashkëshorten e noterit, por Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave të të dyshuarve me argumentin se “konstatohet lehtësisht se sigurimi i provës për kryerjen e sekuestrimit të regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare nuk është nga rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, dhe për rrjedhojë kërkesa për këtë pikë të kërkimit duhet të rrëzohet.

Për sa i përket kërkimit për kryerjen e veprimit hetimor për paraqitjen për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, nuk u arrit të vërtetohej nga kërkuesi se ekziston një rrezik real që marrja e provës gjatë gjykimit mund të kompromentohet, vështirësohet ose të bëhet e pamundur”.

Kujtojmë se pak ditë më parë çështja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër nga Gjyqtari Enton Dhimitri, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për rrëzimin e të dyja kërkesave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME