Categories Lajme

Grabitja e noterit në Sarandë, arrestohen edhe dy persona, ja për çfarë dyshohen

Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës, për shkak se dyshohen për grabitjen e noterit Thoma Kaci e ndodhur në tetor të 2021. Të arrestuarit janë Samet Brahimi dhe Ilia Mata. Sipas policisë këta persona ishin organizatorët e grabitjes. Më herët për grabitjen u arrestuan Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli.

Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Butrinti”, shkon në 5 numri i personave të ndaluar.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Vihen në pranga 2 organizatorët e vjedhjes së një shume parash, nën kërcënimin e armës, në banesën e shtetasit Th. K., ngjarje e ndodhur më datë 20.10.2021.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur në datën 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku disa persona, nën kërcënimin e armës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit Th. K.(noter), shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Butrinti”.

Në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër dhe I. M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimit për këtë ngjarje ka rezultuar se shtetasit S. B. dhe I. M. kanë patur rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e shtetasit Th. K., në qytetin e Sarandës.

Për këtë ngjarje, në datën 03.11.2021, janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.

Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME