Categories Lajme

Grabitja në Klos/ I afërmi rrëfen ngjarjen: Të kthehet dënimi me pushkatim, ja si u torturuan nënë e bir

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me grabitjen që ndodhi gjatë natës në fshatin Dom të Klosit. 5 persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar dhe terrorizuar nënë e bir në një banesë, kanë vjedhur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptar e sende me vlerë.

Nga burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.

BW ka siguruar rrëfimin e një të afërmi të familjes që ra pre e grabitjes. Ai tha se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME