Categories Lajme

Grabitja në Rinas/ Gjykata lë në burg gjashtë të akuzuarit: Të merret me detyrim kampioni biologjik

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 6 personat e arrestuar të akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

“BalkanWeb” raporton se Gjykata ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e prokurorisë për Krime të Rënda.

Të arrestuar për supergrabitjen në aeroportin “Nënë Tereza” janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela, shtetasi nga Kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ndërkohë Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik për ADN-në për Oltion Veselin.

Gjatë grabitjes më 9 prill të këtij viti mbeti i vrarë dhe Admir Murataj i cilësuar si kreu i grupit kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME