Categories Lajme

Grabitje pas mesnate në një shtëpi në Lushnje, persona të armatosur kërcënojnë familjarët

Sapo kishte kaluar mesnata kur persona ende të paidentifikuar u futën në shtëpinë e një 37-vjeçari në Lushnje, dhe nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash.

Ishte vetë i zoti i shtëpisë, i cili njoftoi policinë. Kjo e fundit, thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Fier i Ri.

Autoritetet policore u vunë në lëvizje për të identifikuar autorët e dyshuar dhe deri në këto momente raportohet për disa të shoqëruar.

“Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME