Categories Lajme

Gramsh, çfarë u gjet në bagazhin e makinës luksoze të rusëve

Zbardhen të tjera detaje për incidentin e ndodhur në uzinë e përpunimit të armëve në Gramsh.

Tre shtetas të huaja, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme. Njëri nga rusët u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin duke lënë të lënduar dy prej tyre.

Prokuroria pritet të dorëzojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre brenda afatit ditën e sotme.

Abc News raporton se krahas materialeve të tjera, në automjetin e të huajve janë gjetur edhe një palë targa, të dyshuara si të falsfifikuara. Targat në fjalë janë gjetur në bagazhin e makinës luksoze, “Chevrolet”, me të cilën ata lëviznin.

Në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

ABC ka mësuar, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Kujtojmë se të arrestuarit janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç dhe një i r tjetër me pasaportë ukrainase, Fiodor Mihailoviç. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur tre akuza, mes të tjerash edhe për spiunazh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME