Categories Lajme

GRAMSH/ Sulmon fqinjët me një pushke snaiper dhe thike, ndërhyn policia

Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive të dobëta. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që kanosi me armë zjarri dhe me thikë, 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe thika. Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME