Categories Lajme

U hodh me beben nga kati i dytë i maternitetit, flet drejtori i spitalit: E kishte fëmijën e gjashtë, s’e lejuam të dilte nga spitali sepse…

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nëna 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e sapolindur.

Lako tha se nëna nuk tentoi të vetëvritej, por ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali. Ai ka treguar se nëna e kishte fëmijën e 6 beben që solli në jetë, teksa tha se nuk e kishin lejuar të dilte nga spitali, pasi nuk dihej se ku do të jetonte fëmija.

“Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua. I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali.

Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim. Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja”, tha Lako.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha foshnja gëzon shëndet të plotë, teksa nëna ka disa probleme.

“Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë, por tentativë për t’u larguar nga spitali”, tha drejtori i maternitetit të Sarandës, mjeku pediatër Tajar Lako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ofendoi Romeon, plas sherri mes Heidit dhe Gracianos: Më plasi mua që më ke…!

Graciano Tagani është përshirë në një debat me Heidin, pasi balerini e quajti Romeon “kallam…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Tanke turke në Sazan, forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore  në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit dhe u largua nga vendngjarja, Gjykata e Tiranës i heq prangat autorit nga Fushë Kruja

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME