Categories Kuriozitete, Lajme

Gratë e Orikumit përpunojnë vajin e ullirit dhe mjaltin vendas, në kremëra dhe sapunë krejtësisht bio

Gratë e Orikumit kanë zgjedhur t’i dedikohen një mjeshtërie të veçantë, lënda e parë e së cilës gjendet në natyrën përrallore që ka kjo zonë. Vaji nga ullinjtë e famshëm të jugut shqiptar, mjalti i mbledhur direkt prej hojeve janë përbërësit që do donim të kishim sa herë mundohemi të krijojmë një përzjerje bio për trajtimin e lëkurës.

Zonjat e Orikumit janë trajnuar që këto produkte vendase, t’i përpunojnë në sapunë dhe kremëra pa asnjë lëndë konservuese. Për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan artizanja Flora Meçaj tregoi se ky projekt nisi si nga një qendër në Vlorë, për të trajnuar disa gra dhe për t’i punësuar ato.

Flora Meçaj: Ky projekt u nis nga një OJF, që është në qendër në Vlorë dhe quhet “Aulona”. Lindi si projekt i kësaj qendre për të trajnuar disa gra, për t’i punësuar, ose vetëpunësuar.

Orinda Huta: Pra gra që qëndronin në shtëpi?

Flora Meçaj: Po qëndronin në shtëpi dhe ishin të paangazhuara me ndonjë punë tjetër, përveç punëve të shtëpisë.

Orinda Huta: Pse zgjodhën sapunët dhe kremërat?

Flora Meçaj: Zgjodhën sapunët dhe kremërat, se këto janë pordhime bio dhe prejardhjen e kanë nga fshati. Të gjitha këto produkte dhe sapunë që janë prodhuar janë të gjitha me produktet e bimëve mjekësore. Ky kremi prodhohet nga dy gjëra bio, nga vaji i ullirit dhe nga dylli. Nëqoftëse këto nuk janë bio, kremi nuk lidhet si duhet.

Orinda Huta: Kthehemi pak në fillimet e këtij projekti, ishit 10 gra kurse tani jeni shkurtuar.

Flora Meçaj: Por ngeli në kuadrin e prodhimit të sapunit sepse nuk kishte treg për ta shitur atë. Këto mund të shiten, 1-2 ose 3 që mund të kërkojë diçka të tillë. Pa treg nuk bëhet asnjë gjë, mbetet në këtë kuadër./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME