Categories Lajme

Video\ Fati i “akrobatit” shqiptar

Një shqiptar 30-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi hyri në një apartament për të grabitur, por gjithçka shkoi keq. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se ishte një fqinj në ndërtesë që e pikasi. Për mediat italiane, shqiptari ka marrë nofkën “akrobati”. Policia ndërhyri menjëherë sapo mori njoftimin. Kur shkuan tek dera e apartamentit ata kuptuan se dikush fshihej brenda. Sapo kuptoi që policët i ishin vënë nga mbrapa, 30-vjeçari nuk mendoi dy herë dhe u përpoq të arratisej. Siç duket nga pamjet, ai zbret një kat më poshtë përmes ballkonit pas asnjë problem.

Në shtëpinë tjetër ku hyri ai gjeti një grua, e cila ishte duke gatuar në kuzhinë. Më pas, shqiptari u përpoq që të largohej përmes shkallëve, por çdo dalje ishte bllokuar. Gjatë kontrollit atij iu sekuestruan bizhuteri ari, vlera e të cilave arrinte deri në 10 mijë euro. Në komisariat u zbulua ndër të tjera se ndaj shqiptarit kishte një dënim me dy vjet e gjysmë burg për grabitje dhe dokumente false./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME